Testi që ju siguron për shëndetin e foshnjës tuaj në javën e 10-të

Dikur kur në barkun tuaj filloi të rritet një jetë e re, si nënë e ardhshme je e vendosur në pozitë të marrësh vendime të mëdha. Një prej tyre a të vendosësh për njërin nga testet prenatale, me qëllim që në fillim të sigurohesh për shëndetin e fëmijës tuaj.

Pulsi i parë, ultrazëri i parë, rrahja e parë e zemrës së bashkëbanuesit tuaj të vogël… Menjëherë pas kësaj brengat e para; a do të jetë me foshnjën time gjithçka në rregull? A do të mundem në 9 muaj t’i ofrojë kushtet më të mira për rritje dhe zhvillim në trupin tim? A do të lind foshnja ime e shëndoshë?

Për fat të mirë, mjekësia bashkohore ka avancuar deri në atë masë, që në shumë pyetje të rëndësishme siç është shëndeti i fëmijës në bark, lehtë mund të marrim përgjigjen e duhur përmes ekzaminimeve të thjeshta dhe testeve prenatale.

Testi Nifty është një test i njohur prenatal si në Kosovë, ashtu dhe në botë. Është një test joinvaziv, që do të thotë nuk kërkon të hyhet në trupin e shtatzënës, duke e bërë kështu plotësisht të sigurt, në të njëjtën kohë të thjeshtë dhe të saktë e besueshëm. Çdo shtatzënë mund ta bëjë qysh në javën e 10-të të shtatzënisë, pasi ashtu mund të bindet për shëndetin e fëmijës së vetë, që tashmë ka filluar të zhvillohet dhe rritet. Me nxjerrjen e gjakut nga venat e nënës së ardhshme, me një veprim të thjeshtë, që pastaj me teknologjinë më moderne analizon për të ditur nëse në ADN-në e foshnjës është prezent çrregullimi kromozomal.

Testi Nifty është i qasshëm për të gjitha shtatzënat, megjithatë posaçërisht u rekomandohet nënave të ardhshme të cilat:

Kanë 35 apo më tepër vite

Ultrazëri i frytit tregon për rritjen e rrezikut për aneuplodi

Kanë pasur abortime të përsëritura apo janë me fekondim artificial-IVF

Kanë pasur shtatzëni të mëhershme me ndonjë trisomi

Kanë kontraindikacione të testeve prenatale invazive, siç është placenta e parakohshme (placenta previa), rreziku nga abortimi apo janë të sëmura nga HBV

Testi Nifty tani është zgjidhja më e mirë e prindërve të ardhshëm, të cilët duan të binden për shëndetin e fëmijës së tyre. Ua mundëson që kohën e shtatzënisë ta kalojnë në qetësi dhe të mund të përgatiten për lindjen e anëtarit të ri të familjes.

Shumica e shtatzënave vendosin për testin Nifty pas ekzaminimit me ultrazë të translucencës nuhale në javën e 12-të të shtatzënisë, megjithatë Nifty mund të realizohet që nga java e 10-të e shtatzënisë. Pas marrjes së gjakut të shtatzënës, rezultati mund të pritet nga 6-8 ditë, e që është një përparësi e vetë testit, pasi që në rezultatet e testeve tjera (amniocinteza, biopsia e shtyllave koronale…) pritet shumë më gjatë.

Testin Nifty e kanë bërë më shumë se 3.500.000 shtatzëna në botë dhe analizat kanë treguar se saktësia e testit NIFTY është 99%, për çka edhe gjinekologët mbështeten në më tepër se 50 shtete të botës. Testet e rrejshme pozitive janë shënuar në 0,05% të testeve të kryera, që konfirmon saktësinë e testit të bërë.

Për më shumë informata mund ta vizitoni ueb-faqen tonë www.niftytest.al.

Paraqituni për këshillim pa pagesë

Informohuni për të gjitha që Ju intereson për testin NIFTY™.

Kjo fushë është e nevojshme.
Kjo fushë është e nevojshme.
Kjo fushë është e nevojshme.