Pse testi NIFTY njihet si testi më i mirë joinvaziv prenatal në botë

Në ndërkohë në tregun botëror ekzistojnë lloje të ndryshme të testeve prenatale, testi NIFTY është numër një – si në Kosovë, ashtu dhe në botë.

Testi NIFTY është prezent në më tepër se 60 shtete të botës, deri në nëntor të vitit 2018 janë bërë më tepër se 3.500.000 teste! NIFTY është testi më i kompletuar, përfshirë testimin e të gjitha trisomive kromozomale, aneupleditë e kromozomeve gjinore, dhe 60 delecioneve dhe duplifikacione kromozomale. Prindërit e ardhshëm munden me saktësi të dinë se foshnja e tyre është e shëndoshë dhe munden me qetësi të përgatiten për ardhjen e anëtarit të ri të familjes.

I sigurt>

Testi NIFTY në krahasim me amniocentezën apo procedurat e tjera invazive, është një test plotësisht i sigurt, si për shtatzënën ashtu edhe për foshnjën. Për shkak të procedurs joinvazive të testimit, nuk ekziston rreziku nga aborti. Dihet se veprimet invazive bartin në vete edhe rreziqe nga aborti spontan, lindja e parakohshme, gjakderdhja…, testi NIFY është plotësisht i sigurt.

I saktë

Testi prenatal NIFTY është jashtëzakonisht i saktë, i ndjeshëm në zbulimin e trisomisë siç është për shembull sindromi Down që është më e madhe se 99%. Testi NIFTY është i saktë në zbulimin e anomalive kromozomale, qysh në javën e 10-të të shtatzënisë, gjithashtu e zbulon edhe gjininë e foshnjës nëse dëshirojnë prindërit.

I besueshëm

Vetëm deri në nëntor të vitit 2018, janë bërë më tepër se 3.500.000 teste NIFTY në tërë botën. Rezultatet e rrejshme pozitive kanë qenë prezent në gjithsejtë 0.05% në testet e kryera, që tregon për nivelin e lartë të besueshmërisë së testit prenatal, dhe për këtë arsye rekomandojnë shumë mjekë gjinekologë.

I thjeshtë

Mënyra e testimit joinvaziv do të thotë se nuk ka nevojë për intervenim në trupin e shtatzënës. Kryhet thjesht me marrjen e mostrës së gjakut nga vena e shtatzënës në sasi prej 10 ml, si dhe te mënyrat e rëndomta të nxjerrjes së gjakut në laborator. Gjaku i shtatzënës përmban në vete ADN-në e frytit. Me ndihmën e teknologjisë më moderne të sekventimit gjenetik dhe algoritmet më të avancuara bioinformatike kryhet analiza e ADN-së së frytit. Rezultati është analiza kromozomale e frytit ku mund të zbulojmë parregullsitë e mundshme.

Testi NIFTY u mundëson prindërve të ardhshëm të vërtetojnë gjendjen shëndetësore të foshnjës së tyre derisa është akoma në bark, dhe kështu munden të qetë të kalojnë shtatzëninë dhe përgatitjen për lindje, në të njëjtën kohë shtatzënave u mundësohet të shmangin veprimet e panevojshme invazive siç është amniocenteza, apo rreziqet dhe problemet tjera që mund të vijnë nga kjo.

Shtatzënat, të cilat deri më tani e kanë bërë NIFTY, kanë qenë të kënaqura me veprimin e thjeshtë dhe të shpejtë të cilin e mundëson NIFTY dhe rezultatet e shpejta të cilat janë të qasshme në afat prej 6-8 ditë.

NIFTY është zgjedhja më e sigurt kur të vendosni për testimin prenatal dhe investim i ëndrrës së qetë. Informatat për shëndetin e fëmijës tuaj akoma të palindur kanë një vlerë të pakrahasueshme për ju dhe fëmijën tuaj. Kur janë rezultatet e shkëlqyeshme e kaloni qetë shtatzëninë, në rast të konstatimit të çrregullimit kromozomal keni kohë për përgatitje fizike dhe psikike si dhe keni rast të hulumtoni mundësinë të cilën mjekësia moderne e ofron për fëmijën tuaj.

Më shumë informata për testin NIFTY mund t’i gjeni në ueb-faqen tonë www.niftytest.al

Paraqituni për këshillim pa pagesë

Informohuni për të gjitha që Ju intereson për testin NIFTY™.

Kjo fushë është e nevojshme.
Kjo fushë është e nevojshme.
Kjo fushë është e nevojshme.